467 raste të reja dhe 14 viktima nga virusi

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 467 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 2.533 testimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 414 të shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 10 viktima.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 10.02. deri 26.02.2022, transmeton TV21.

Raste aktive në vend janë 3.233.