Delegacioni i Ukrainës mbërrin për bisedimet me Rusinë

Zyrtarët ukrainas kanë mbërritur në Bjellorusi për bisedime me palën ruse, sipas TASS, transmeton Klankosova.tv.

Një raund i dytë i bisedimeve të paqes është planifikuar për sot, me Ukrainën që shpreson se mund të sigurojë një armëpushim.

Megjithatë, zyrtarët perëndimorë kanë qenë të kujdesshëm ndaj motiveve të Rusisë.