Me tortë dhe qirinjë, Fifi i festoi ditëlindjen nënës së saj

Filloreta Raçi në profilin e saj në Instagram ka postuar edhe video të prindërve, shkruan lajmi.net.

Në të njëjtën kohë, ajo e ka uruar derisa nëna fryu qiriun e tortës: “Mendo një dëshirë nënë dhe unë do të lutem që ajo të bëhet realitet”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e videos.

Në festën e ditëlindjes të pranishëm ishin babai dhe motra e këngëtares.

Ndryshe, Fifi së fundi ka mbajtur mbrëmje muzikore e cila është kritikuar për shkak të pandemisë pasi nuk janë respektuar masat anti-Covid./Lajmi.net/