Me pesëshen e 15 korrikut fillon një periudhë e shkëlqyeshme për shqiptarët

Sa do që ka zgjatur, çdo diktaturë në fund e ka humbur luftën me demokracinë. Çdo herë kur janë bë bashkë intelektualët, veprimtarët, ushtarët e vërtetë rreth një ideje, kështu siç janë bë bashkë shqiptarët sot rreth numrit Pesë, rënia e regjimit ka qenë e pashmangshme. Me pesëshen e 15 korrikut shqiptarët nuk e kanë ndërmend të dënojnë dikë, por duan të sjellin të mira për të gjithë. Me 5-shen e 15 korrikut fillon një periudhë e shkëlqyer për shqiptarët, pa marë parasysh cilit opsion politik i takon. Një periudhë ku të mirat, por edhe të këqijat mos dhashtë zoti, do t’i ndajmë bashkë, e jo sikur deri tani që të mirat i gëzonte vetëm një grusht në majen e partisë në pushtet, kurse të këqijat ti përjetojnë shqiptarët tjerë, duke përfshi edhe vetë votuesit e asaj partie. Duhet të marë fund ky sistem i çoroditur, që në pjesën më të madhe të Evropës u rrëzua para tri dekadave. Duhet të marë fund për të mirën e të gjithë neve, e për të keqen e askujt, me përjashtim të atyre që u pasuruan mbi djersën dhe gjakun e dëshmorëve. Ditë të vështira po vijnë për ta, le ta dinë mirë! (Ylber Pilku)