E pranon Ali Ahmeti: Nëntë kandidatë kanë refuzuar, Naser Ziberi ka pranuar!

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për Radion Evropa e Lirë tha se Naser Ziberi nuk është kandidat i kësaj partie për kryeministër të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Ziberi ka mbështetjen e personaliteteve të tjera, që pas zgjedhjeve të 15 korrikut, të udhëheqë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, Naser Ziberi ka mbështetjen edhe të nëntë kandidatëve tjerë, me të cilët Ahmeti ka biseduar, por nuk kanë pranuar të hyjnë në garë për kryeministër shqiptar. Teksa ka sqaruar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit për kryeministër, Ahmeti ka theksuar se këtë përzgjedhje e ka bërë pas konsultave të shumta.

“Në fund arritëm të bëj bisedë edhe me kandidatin, tani për kryeministër, me të cilin, u bind që arsyeja është e qëndrueshme, është mjaft e fortë dhe pranoi që të jetë në këtë garë. Por, njëherit ka përkrahjen edhe të nëntë kandidatëve të tjerë me të cilët unë kam biseduar, por për arsye të ndryshme, secili kishte nga një arsye që nuk mund të hynte në këtë garë e unë shfaqa mirëkuptim e aspak hidhërim. Ata janë personalitete të forta të shqiptarëve, kanë kontribuuar në fusha të arsimit, shëndetësisë, por të gjithë e kanë përkrahur idenë dhe do e mbështesin kandidatin”, sqaroi Ahmeti, përcjell in7.

Qysh prej fillimit kur partia e Ahmetit e dha idenë për kryeministër shqiptar, në opinion u përmendën disa emra. Ndër to edhe biznesmeni Lazim Destani dhe profesori, Abdylmenaf Bexheti. Që të dy këta personalitete të jetës poublike, kategorikisht e mohuan këtë mundësi.

Loading...