E mira duhet të ngadhënjejë mbi të ligën

Arbër Çeliku
Për mua, 15 korriku është beteja e kohës së demokracisë për ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Është beteja midis të voglit dhe të madhit, midis Davidit dhe Goliatit, midis së mirës dhe të ligës. Bota gjithmonë ka qenë në anën e Davidit, në anën e të mirës. Dhe, e mira, apo e drejta, sado që duket se mbulohet nga pluhuri, ajo në fund ngadhënjen.
Unë uroj shumë, që kjo të ndodhë me ne këtë herë!