Me dy gola, Gjeorgjia mposhti Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Maqedonisë në futboll humbi nga Gjeorgjia në ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve, disfatë me të cilën Maqedonia definitivisht humbi të gjitha shanset për vendin e parë në grup, dhe mundësinë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Pas disa rasteve të humbura, në minutën e 35-të, Miovski shënoi autogol pas tentativës së Kvarchelija.

Në pjesën e dytë, Maqedonia përsëri pati disa raste të pashfrytëzuara për të barazuar, pas së cilës Gjeorgjia e shfrytëzoi gabimin e Darko Vellkovskit në minutën e 64-të, ku me pasimin e Citiashvilli, gol shënoi Kvarachellija, i cili shënoi për të duke e çuar Gjeorgjinë në epërsi 2-0.