Më 10 qershor 2023, do të organizohet Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

Të nderuar veprimtarë të artit, të kulturës, të arsimit dhe të shkencës,

Kemi nderin t’ju njoftojmë se Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, më 10 qershor 2023, në Amfiteatrin “Abdylselam Emini”-UT, në orën 11:00, do ta mbajë Edicionin X të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”.

Në kuadër të këtij manifestimi kulturor do të zhvillohen këto veprimtari:

– Shënimi  i 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit;

– Ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2023;

– Ora letrare “Shtigje poetike”;

– Programi artistik.

Ju mirëpresim në manifestimin tonë dhe ju jemi mirënjohës që vite me radhë keni qenë pjesë e pandarë e veprimtarive tona arsimore, shkencore dhe kulturore–artistike.

Me respekt,

Selam Sulejmani

Kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”