Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri vazhdojnë të publikojnë fotografi atraktive nga pushimet e përbashkëta në Egjipt

Dy aktoret e njohura shqiptare, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri, janë shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën.

Përveç projekteve të përbashkëta në sferën profesionale, ato shpesh zgjedhin që të kalojnë kohë bashkë edhe jetën e tyre të përditshme.

Së fundmi, dy aktoret e njohura kanë vendosur që t’i kalojnë bashkë pushimet në Egjipt.

Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri (Foto: Arjola Demiri/Instagram)

Ato kanë publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të përbashkëta, ku shihen duke kaluar momente shumë të këndshme mes vete në një nga resortet luksoze të Kajros.

“Edhe jemi zënë këto ditë për mos-përputhje karakteresh, jo plazh, jo xhirojmë, tani jo pastaj, jo restorant italian, jo japonez hehe por fotografitë bashkë i kemi flakë (për çfarë ziheni ju me shoqen e ngushtë)”, ka shkruar aktorja tropojanë në mbishkrimin e fotografive.

Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri (Foto: Arjola Demiri/Instagram)

Vlen të përmendet se në fotografitë me bikini, dy koleget e teatrit duken tejet në formë të mirë trupore, ndërsa tregojnë pa hezitim linjat e tyre.