13 qershori është Dita e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore. Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave e Kinës u shpreh që vendi ka forcuar mbrojtjen shkencore, sistematike dhe gjithëpërfshirëse të trashëgimisë së saj natyrore botërore, me përmirësime të dukshme në kushtet e ruajtjes.
Sipas vlerësimeve të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, 90% e siteve të trashëgimisë në Kinë morën vlerësime të shkëlqyera ose të mira, shumë më lart se mesatarja globale, 61% dhe mesatarja aziatike, 68%.
Tani Kina ka 15 site të trashëgimisë natyrore të botës dhe 4 site të njohura, si për tipare kulturore ashtu edhe natyrore, duke qenë lider në botë përsa i përket numrit. Këto site mbulojnë një sipërfaqe totale prej më shumë se 80 mijë kilometrash katrorë në 20 krahina në nivel provincial, të cilat përfshijnë eko-sisteme të larmishme, si male, pyje, ligatina, shkretëtira dhe bregdet.
Në vitet e fundit, Kina ka shtuar përpjekjet për ruajtjen e natyrës përmes një sistemi të zonave të mbrojtura të bazuara në parqe kombëtare. Sipas administratës, mbi 80% e siteve të trashëgimisë kanë kaluar restaurime të bazuara në natyrë, duke ruajtur në mënyrë efektive autenticitetin dhe integritetin e ekosistemeve të tyre.



