Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

Ushtria ukrainase ka nisur kundërsulme në veri të rajonit të Sumit dhe, sipas hartëzimit të AMK Mapping, ka rimarrë rreth 20,17 kilometra katrorë territor! Pushtuesit rusë janë zmbrapsur nga pjesa veriore e Junakivkës, ndërsa forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin mbi këtë vendbanim. Përparim është shënuar edhe përgjatë lumit Loknja, ku trupat ukrainase po pastrojnë pozicionet përreth dhe po rimarrin brezat pyjorë në zonat e Basivkës, Mala Korçakivkës, Nova Siçit, Korçakivkës dhe Pisарivkës.

Putini pikërisht në këtë zonë kishte planifikuar të krijonte të ashtuquajturën zonë tampon dhe të zgjerohej më tej në territorin ukrainas. Madje, më 11 nëntor, ai kishte deklaruar publikisht se kjo zonë do të zgjerohej edhe më shumë.

Por duket se rusët nxituan të festojnë! Në vend që të zgjerojnë pushtimin, tani po shohin se si ukrainasit ua marrin pozicionet nga duart. Putini mund të vizatojë sa të dojë zonat e tij nëpër harta, por Ukraina po i dëshmon qartë se grabitja e territorit të huaj nuk është një aventurë pa pasoja.

Putini nisi të krijojë zonë tampon, por tani ukrainasit po ia lëkundin terrenin nën këmbë!