Mbi 118 milion raste me virus në botë

Rastet e koronavirusit në botë kanë kaluar pragun e 118 milionë personave, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas universitetit amerikan. 118 006 153 infektime janë regjistruar në botë që prej fillimit të pandemisë.

Bilanci global i viktimave ka arritur në 2 619 676.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.

Në një ditë 9 956 viktima të reja dhe 420 756 raste të reja janë regjistruar në botë.

Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur si pasojë e COVID-19 janë Brazili me 1 972 të vdekur, SHBA-ja 1 884 dhe Meksika 866.