Mbetje mjekësore të hedhura gjithandej! Do të vijojë dënim për klinikën që e ka bërë këtë

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor pas denoncimit nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qendrën klinike Nënë Tereza, pas dy ditëve ka kryer kontroll në lokacionin ku skladohen mbetjet e rrezikshme dhe jo të rrezikshme mjekësore që krijohet nga klinikat kirurgjike. Është zbuluar trajtim joadekuat i mbetjeve mjekësore në ambalazh kartoni, që është në kundërshtim me Ligjin. Mbetja mjekësore e vendosur në kuti kartoni, është skladuar në deponi për ambalazh kartoni. Mbetja e rrezikshme mjekësore duhet patjetër të selektohet, pakohet në kuti të verdha dhe qese, e më pas të skladohet në kontejner të veçantë dhe të transportohet me veturë speciale deri në Drislla, thonë nga inspektorati shtetëror. Inspektorati i ka angazhuar shërbimet që të pastrojnë vendin dhe të largojnë mbetjen mjekësore. Duke pasur parasysh se në këtë lokacion hedhin mbetje mjekësore të gjithë klinikat kirurgjike, Inspektorati shtetëror deri te ta ka dërguar vërejtje. Njëkohësisht, shembull nga mbetja mjekësore do të dorëzojë deri te mjekësia ligjore për ekspertizë dhe për zbulimin e klinikës prej të cilës buron mbetja. Do të pësojë edhe dënim i caktuar ligjor.