Kurti: Me rritje të pensioneve e asistencë sociale e kemi lehtësuar lëvizjen e çmimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po vazhdojnë t’i ndajnë shtesat për nënat lehona e fëmijët.

Ai tha se janë duke lëvizur në vazhdimësi për të përfshirë më shumë gjenerata përfituese të shumës që aktualisht është 10 euro.

I pari i qeverisë, më tej përmendi edhe rritjen e pensioneve dhe pagesat për familjet që jetojnë me asistencë sociale, e që sipas tij, janë kujdesur që lëvizjen e çmimeve të kalojnë më lehtë.

“Arsimin publik e kemi bërë falas duke ndarë shtesa për studentët. Kemi ulur për 40% tarifat e përmbaruesve privat. Kemi fuqizuar gratë dhe vajzat duke synuar përfshirje sa më të barabartë të tyre nëpër institucione dhe duke ju ndarë bursa për shkollim”, ka shkruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Ai, më tej tha se është miratuar strategjia kombëtare për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna si dhe janë kujdesur që strehimoret të qëndrojnë të hapura e të qasshme për gratë që përjetojnë dhunë në familje.