Mbappe ka shpjeguar se si shqiptohet mbiemri i tij dhe ka habitur shumëkë

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që dëshmon se shumë njerëz e kanë shqiptuar gabim emrin e Kylian Mbappes, superyllit francez të futbollit.

Ai është një nga futbollistët më të famshëm në botë, por pavarësisht kësaj, shumica e tifozëve të futbollit e shqiptojnë gabim mbiemrin e tij.

Në video, e cila është padyshim një klip nga një intervistë më e madhe, Mbappe shpjegon se si shqiptohet mbiemri.

“Shumë njerëz shqiptojnë mbiemrin tuaj Embape, por kjo nuk është e saktë”, tha gazetarja dhe Mbappe më pas e sqaroi.

“Do të lodhesha të korrigjoja të gjithë ata që e shqiptojnë gabim. Shqiptohet Bape, nuk ka apostrof”, ka thënë ylli i PSG-së.

Lojtari është aktualisht më i përfoluri në tregun e transferimeve, pasi ende nuk dihet nëse do të përfundojë te Real Madridi apo do të vazhdojë qëndrimin në Paris.