Tottenham e shpërfilli emërimin e Ten Hag në 2021 për një arsye – tashmë është një problem tek United

Shumë prej jush me gjasë nuk e keni ditur se Tottenhami e ka pasur mundësinë e artë për të emëruar në krye të stafit teknik Erik Ten Hag.

Në vitin 2021, pasi Jose Mourinho u largua nga Tottenhami, drejtuesit e klubit kishin mundësinë për të zgjedhur si trajner Ten Hag, por në vend të tij e zgjodhën Nuno Espirito Santon, kryesisht për shkak të shqetësimeve për aftësitë komunikuese të holandezit.

Tani, shqetësimet e njëjta janë ngritur tek Manchester United. The Athletic pretendon se disa lojtarë po e kanë të vështirë të kuptojnë instruksionet e detajuara dhe përsëritëse të Ten Hag, edhe kur konceptet janë mjaft të thjeshta.

Raporti shton se mënyra se si Ten Hag ‘i përsërit’ gjërat buron nga çasja e tij, duke synuar që të gjithë lojtarët të kuptojnë nuancat e tij strategjike.

Sidoqoftë, impakti i këtyre metodave duke se ka lënë shenja tek ekipi i United, veçanërisht në rastet kur seancat stërvitore zgjasin më shumë se një orë, për shkak se tek lojtarët që anglishten e konsiderojnë si gjuhë të dytë, po e kanë problem koncentrimin.

Kjo nuk është një situatë e panjohur për Ten Hag. Holandezi ishte ballafaquar me një situatë të njëjtë lidhur me komunikimin e tij dhe mënyrën e lojës tek Ajaxi, por sidoqoftë ia doli që të fitojë mbështetjen e tifozëve, duke fituar trofe dhe duke arritur rezultate të mëdha.

Megjithatë, tifozët e United mbetet të shpresojnë se Ten Hag do ta rikthejë situatën në favorin e tij dhe do ta udhëheqë klubin drejt trofeve.