Mazraoui: Akoma nuk kam nënshkruar asgjë me Barcën, nuk jam as afër

Lojtari i Ajax Amsterdam, Noussair Mazraoui është pyetur mbrëmë për skuadrën e Barcelonës.

Pas eliminimit të Ajax Amsterdam nga Champions League, Mazraoui është pyetur edhe për të ardhmen e tij.

Dje gjatë ditës raportohej për një marrëveshje të Barcës me lojtarin, por ky i fundit tha se akoma nuk ka asgjë formale, dhe se gjërat nuk janë afër.

“Unë nuk kam nënshkruar akoma asgjë me Barcelonën. Nuk ka asgjë konkrete dhe nuk jam afër nënshkrimit”, ka thënë Mazraoui, transmeton lajmi.net.

“Përndryshe, do të isha i sinqertë dhe do të tregoja”, ka shtuar lojtari.

Jordi Cruyff nga skuadra e Barcelonës ishte mbrëmë për të parë nga afër Mazaouin dhe kjo ishte arsyeja që u nxitën edhe më shumë zëra lidhur me transferimin e mundshëm të mbrojtësit të djathtë.