Aksioni “Brezovica 3” vazhdon me kontroll në objektin e komunës së Shtërpcës

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka konfirmuar vazhdimin e aksionit “Brezovica 3”.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke u kontrolluar objekti i komunës së strukturave paralele në Shtërpcë për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit, njofton Klankosova.tv.

Prokuroria mes tjerash njofton se ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.