Eliminimi i Man Utd: Rangnick ankohet në gjyqtarin dhe vonesat e Atleticos

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka arsyetuar eliminimin e skuadrës së tij nga Champions League.

Tekniku gjerman pa skuadrën e tij teksa eliminohet nga 1/16 e finales së Champions League, pas humbjes ndaj Atletico Madrid.

Sipas Rangnick, ishin disa vendime të gjyqtarit dhe vonesat e shumta të lojtarëve të Atletico Madrid që prishën ritmin e United.

“Ishte e vështirë në pjesën e dytë, pasi loja ishte me shumë ndërprerje”, ka thënë Rangnick, transmeton lajmi.net.

‘Ishte gjithmonë dikush i shtrirë. Kishte edhe disa vendime të çuditshme të gjyqtarit. S’mund të them se gjyqtari ishte vendimtar, por ishte viktimë e disa rasteve të zhegitjeve të lojtarëve, dhe në fund kishte vetëm katër minuta shtesë”, ka shtuar gjermani.

Rangnick dhe United tashmë mbesin në garë vetëm në Premier League – por në garë për top katërshe.