Mariçiq: Puna të paguhet dhe punëtori të vlerësohet, janë angazhimet e kësaj Qeverie

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maj, tha se punëtorët duhet vlerësuar dhe puna duhet paguar, e se përpjekjet për përmirësimin e standardit jetësor mbeten prioritet i Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Mariçiq në statusin e tij në Facebook ka shkruar se edhe kur bota po përballet me sfida të reja dhe krizë ekonomike, Qeveria ka treguar se është një partner i vërtetë i qytetarëve dhe në një vit kaq të vështirë, ka konfirmuar se mund të jetë një vit i drejtësisë sociale, me rritjen e pagës minimale.

“Ne e dimë se për përparim na duhet një punëtor i paguar mirë, i kënaqur dhe i mbrojtur.Prandaj kemi vullnetin të përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë, për një pozitë më të mirë të punëtorëve, një shoqëri ekonomikisht të fortë dhe evropiane me punëtorë që mund të jetojnë me dinjitet”, ka shkruar Mariçiq.