Nikollovski: 1 Maji është simbol i inkurajimit dhe vendosmërisë, vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e punëtorëve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski ka dërguar deri te qytetarët me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës.

Siç thekson Nikollovski, 1 Maji është simbol i inkurajimit dhe vendosmërisë, në luftën për një të nesërme më të mirë, ditë për pranimin e punës dhe për angazhim për të drejta të punëtorëve.

“Të dashur qytetarë, punëtorë, Gëzuar 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës. Ju jeni forca lëvizëse e ekonomisë maqedonase dhe e zhvillimit të shoqërisë sonë. 1 Maji është një ditë simbol i guximit dhe vendosmërisë, i luftës për një të nesërme më të mirë, një ditë e njohjes së punës, një ditë e angazhimit edhe më të madh për të drejtat e punëtorëve. Vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e punëtorëve, në frymën e solidaritetit dhe socialdemokracisë, të angazhohemi plotësisht për të ofruar kushte për zhvillim, përparim dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkruar ministri në një mesazh urimi të postuar në profilin e tij në Fejsbuk.