Albin Kurti, ky Peter Pan i shekullit 21

Shkruan: Berat Buzhala

Sindromi i Peter Panit është metaforë për njeriun që nuk dëshiron të rritet, që nuk ndryshon. Në vend që ta shoh kthesën e madhe të Dritan Abazovicit, duke i rënë shkelmë të gjitha qëndrimeve të tija të mëhershme, Kurti vazhdon të jetë ai fëmija shoqërërisht i papjekur. Fatkeqësisht, fati i tij është fati i jonë.

Meqë hapësira në katedrale kishte mure dhe pengesa, zyrtarët amerikanë, ata që kanë qënë dhe ata që janë, nuk kishin mundësi t’i shmangeshin dëshirës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fotografime. Por mos të harrojmë, ajo ishte një Kishë dhe nuk ishte institucion shtetëror. Në kushte normale, është e turpshme madje edhe t’i kërkohet tjetrit një fotografi. Kush prej jush do ta bënte një gjë të tillë? Pak më tutje trupi i pajetë i zonjës Madeline Albrisht, kurse burri i botës pak më këndej i kërkon dikujt një takim në këmbë, kurse fotografit i thotë shkrepja.

Sido që të jëtë, ishte cfarë ishte. Krerët e shtetit të Kosovës shkuan në Ëashington për ceremoni mortore dhe ashtu mbeti. Ishte thjeshtë një vizitë mortore. Për herë të parë në këto 20 vjet, në këto 20 vitet kur kishte vetëm krime dhe zhvatje, kryeministri dhe presidenti i Kosovës i gjetën të mbyllura dyert në Shtëpi të Bardhë dhe në Departament të Shtetit. Nuk ka ndodhur kurrë kështu. Rruga e trasuar nga Ibrahim Rugova ishte ndjekur me kujdes edhe nga udhëheqësit e tjerë të shtetit të Kosovës. Deri tek më i fundit, Avdullah Hoti, që edhe përkundër presioneve të mëdha nga brenda, përkundët kërcënimeve që po shkonte në DC për të kryer një akt të lartë të tradhtisë, ai e dinte që kjo nuk ishte kështu. Në Amerikë nuk tradhtohet Kosova. Nuk është tradhtuar në këto 100 vitet e fundit. Amerika është vendi i fundit që shqiptarët mund ta akuzonin për fatin e tyre të keq të shekullit të kaluar.

Pushteti i ri mendon ndryshe. Këta erdhën me frymën dhe energjinë që cdo gjë deri më tash ka qënë keq, e sigurisht, sipas tyre, keq ka qënë edhe raporti i ndërtuar me Amerikë, prandaj radha tash ishte e tyre. Dëshironin të fillonin nga e para, që proceset të kishin vulën e tyre. Osmani e Kurti nuk dëshironin të shkonin rrugës së njëjtë nëpër të cilën kishin rënë Rugova, Thaci, Sejdiu, Mustafa, Haradinaj dhe Hoti, sepse Osmani e Kurti, mendonin këta, i dinin nja dy gjëra më tepër. Madje sa më larg asaj rruge. Dëshironin ta zbulonin rrotën. Në vend të saj cfarë zbuluan. Një dry të madh në dyert e institucioneve. Kishat janë të hapura për mëkatarë. Aty, ajo derë, është e hapur në cdo moment dhe kohë. Nuk kërkohet as ftesë e as takim. Thjeshtë futesh brenda dhe rrëfehesh, ose as nuk rrëfehesh.

Këmbanat e alarmit në vendin tonë do të duhej të binin në momentin kur Kurti ishte futur në një kurs përplasjeje me administratën e kaluar amerikane. Fjalimet e tij në Kuvend të Kosovës dhe në konferenca të ndryshme për shtyp patën qënë kobndjellëse. Jo për faterat individuale, sepse ne bukë do të vazhdojmë të hajmë, sepse kemi hangër edhe në kohë lufte, por për fatin kolektiv. Pa pikën e turpit njeriu që po synonte t’i merrte mbi 50 përqind të votave, e që pak më vonë edhe i mori, bashkë me zonjen Osmani, po e ushqente publikun me gënjeshtra të padëgjuara më herët për, se si Shtëpia e Bardhë ishte pajisur me thika për ta ndarë Kosovën, për ta shqyer dhe coptuar atë. Kishte momente kur Kurti elaboronte pozicione politike të Kosovës edhe përtej rolit të administratës momente amerikane, pra që nuk kishin të bënin me Trumpin apo Grenellin, por që këta të fundit ishin vetëm pretekste. Kurti thoshte që Kosova nuk ishte në Meksikë, por ishte në Evropë dhe se fatin tonë duhet ta lidhim me kontinentin tonë. Këtë qorbë e kishim provuar për disa qindra vjet dhe e kemi ditur se cfarë është.

I bindur në shkatësitë dhe inteligjencën e tij Kurti kishte besuar që tash me ardhjen e administratës së re, e gjithë e kaluara e tij destruktive do të shlyhet dhe se tash Joe Biden, që e mori një mbështetje qesharake të Kurtit, do ta nisnin cdo gjë nga e para. Mirëpo kjo nuk është e mundur. Pengesa e tij e parë është Ambasada Amerikane në Prishtinë. Nuk gjendet dot një ambasador amerikan që ka shërbyer në Kosovë, prej kohës së luftës e tutje, që mund të këtë pasur kujtime të mira me kryetarin e LVV’së. I kishte akuzuar prej korrupsionit deri te neokolonializmi. Madje, ministerja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kishte shkruar dhe kishte pyetur “se a e dini pse Amerika është vendi më demokratik në botë? Sepse nuk ka ambasadë amerikane”. Barcoletë e mirë për ta treguar në Beograd, në kafe të rakisë, por jo në Prishtinë.

Pra, më fjalë të tjera, dikush ka mbajtur shënime. Amerikanët, fitorën e 14 shkurtit në Kosovë, e trajtuan në mënyrë meritore. Fituesëve ua zgjatën dorën, por jo edhe qafën. Fituesit i trajtuan me respekt, por jo entuziazëm. Amerikanët, lanë të kuptohej, se tash topi ishte në fushën e Kurtit dhe Osmani që t’i bindnin ata se njëmënd ishin pjekur dhe maturuar mjaftueshëm sa për të udhëhequr një shtet, e që ishte shtet aleat i Amerikës, më i rëndësishmi në këtë pjesë të botës.

Në natën me borë të 14 shkurtit, Kurti doli para gazetarëve, si fitues, dhe po fliste më me pak modesti se, bie fjala, kryeministri i Gjermanisë. Para gazetarëve të shumtë Kurti po i vinte konturat e Ballkanit për 100 vitet e ardhshme. Bota po e dëgjonte me kujdes. Dialogu me Serbinë, që për aleatët është tema kyçe, për Kurtin nuk ishte në mesin e pesë e gjashtë prioriteteve të para. Ishte dikund kah fundi. Për amerikanët, dialogu ishte top prioritet, pastaj ishin disa vende të zbrazta, pastaj vinin prioritetet e Kurti. Pse është dialogu i rëndësishëm, pse është zgjidhja e problemit me Serbinë e rëndësishme, e dëshmoi lufta në Ukrainë. Disa probleme, që të mos metastazojnë në luftëra globale, duhen zgjidhur dhe duhen zgjidhur shpejt dhe në koordinim të plotë. Por lideri i ynë i madh e kishte vizionin e tij. Në javët e para të fitorës ai shkoi nëpër konferenca rajonale duket treguar se cfarë duhej bërë në Ballkan. Jo në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin. Dikush po dëgjonte me kujdes dhe më dëshprim.

Qe një ilustrim perfekt se si ndryshojnë rrethanat, pasiqë ndryshojnë faktet. Këtë mësim Kurti nuk dëshirojnë ta mësojë. Kurrë. Në Mal të Zi Dritan Abazovic erdhi me furinë e një djali të ri që ka ëndërra të mëdha. Për Dritanin luftimi i korrupsionit ishte alfa dhe omega. Pranonte të bënte koalicion me cdokënd, përvec me Milo Gjukanovicin. Duke qëndruar në pushtet, duke biseduar me diplomatë të ndryshëm, duke i parë rrethanat që po ndryshonin, Dritani, në vend që të provonte ta ndryshonte botën dhe Ballkanin, vendosi që t’i hante fjalët e veta. Shkoi te Knjazi për marrëveshje, duke e bërë atë që kurrë në jetë nuk do ta kishte besuar që do ta bënte. Kjo është politika.

Kurse Kurti nuk dëshiron të jetë Dritan Abazovici. Kurti dëshiron të jetë Peter Pan’i i Ballkanit. Dëshiron të jetë ai politikani që nuk rritet kurrë. Sindromi i Peter Pan’it nuk njihet si sëmundje mendore, është thjesht një gjendje në të cilën personi kurthohet, duke mbetur vazhdimisht fëmijë.

Albin Kurti është i tillë.