Marc Overmars gati të rikthehet tek Barça

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars është duket u lidhur me nje rikthim tek skuadra e Barcelonës në sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Holandezi ishte pensionuar nga futbolli aktiv në vitin 2009 dhe kishte marrë pozitën e Drejtorit sportiv në vitin 2012. Overmars ka bërë reputacion si njeri që zhvollon talentët dhe i bën yje botërorë.

Rastet e fundit tek Ajax ishin futbollstë si: Ziyech, Van de Beek, de Ligt dhe de Jong në 4 vitet e fundit tek skuadra holandeze.

Tani, drejtuesit e rinj “Blaugranë’ kanë për qëllim sjelljen e holandezit në Camp Nou për të ardhmen e klubit, sipas “Mundodeportivo”, Overmars është caku kryesor i zyrtarëve të klubit për strategjinë e së ardhmes.

Marc Overmars kishte regjistruar mbi 100 paraqitje tek Barça gjatë qëndrimit të tij nga viti 2000 deri në vitin 2004.

Kontrata e tij me Ajaxin skadon në fund të këtij sezoni dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për sjelljen e tij në klub.