Tigres arrin në Finale të Kupës së Botës për klube, pret fituesin e Bayern-Al Ahly

Tigres mposhtën skuadrën e Palmeiras, e cila pak ditë më parë triumfoi në Copa Libertadores dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube, transmeton lajmi.net.

Golin e vetëm për skuadrën meksikane e shënoi, ish-anëtari i Marseille, Andre-Pierre Gignac në min (54′).

 

Tigres kishin mundur Kampionin aziatik, Ulsan Hyundai në çerekfinale. Tani në finale ata presin fituesin e Bayern Munchen-Al Ahly.

Skuadra meksikane faktikisht u bë skuadra e parë nga Amerika qendrore qe arrin në finale të Kupës së Botës për klube./Lajmi.net/