“Maqedonia e Veriut”, Spasovski: Do ta ftoj në bisedë Mizrahin

Kryeministri Oliver Spasovski do ta ftojë në bisedë Ministren e Punës, Rashela Mizrahi lidhur me respektimin e emrit kushtetues të vendit. Kjo vjen pasi Mizrahi paraqitej në konferencë shtypi para një bordi me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, pa mbiemrin “e Veriut”, për të cilin reagoi Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, duke kërkuar shkarkimin e saj. Ajo u përgjigj se po përdorte të njëjtin bord të trashëguar, nga paraardhësja e saj, Mila Carovska.