Komente të shumta për fotografinë romantike të Capital T në Paris

Fansat e këngëtarit Capital T kanë kohë që mezi po e presin 14 shkurtin pasi ai ka premtuar të lançojë një këngë të re, të xhiruar në Paris, pikërisht në ditën e dashurisë.

Megjithatë, një javë përpara 14 shkurtit, Kapo vendosi të ‘thyejë’ jo pak zemra. Mbrëmjen e djeshme ai ka postuar një foto romantike pranë kullës Eifel ku shfaqet përqafuar me një vajzë. Kaq është dashur që fanset e tij, shumica vajza, të vërshojnë në komente duke treguar se janë shumë të mërzitura nëse vërtetë bëhet fjalë për një lidhje romantike.

Ndërkohë mbeten edhe 2 rrugë ‘shprese’ për vajzat që u mërzitën nga kjo foto e Kapos. Vajza pranë tij mund të jetë për efekt klipi ose është mamja e Kapos duke qenë se shumë komentues vënë re se vajza në foto edhe pse nuk duket nga fytyra, ngjan më e madhe se Kapo.