Maqedonia e Veriut ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Kuvendi sot në seancën e 82-të me 103 vota “pro” dhe dy “kundër” ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për herë të parë ratifikon protokollet e vendeve të reja që aspirojnë anëtarësimin në Aleancë, pasi vendi u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 27 mars 2022.