Duke kërkuar “standarde europiane”, ca akademikë maqedonas po na kthejnë në mesjetë

Shkruan: Fejzi Hajdari

Duke kerkuar “standarde europiane”, ca akademikë maqedonas po na kthejne ne mesjete. Turp. turp…!

A i degjoni disa akademikë maqedonas kerkojne qe akademiket shqiptare te kene Akedemine e tyre dhe te mos perfaqesohen ne Akademine Maqedonase!!? Kjo kerkese vjen ne momentin kur shteti po bene perpjekje per te zgjidhur mosmarrveshjet me Bullgarinë, me qellim te rrugetimit te metejshem drejt BE’se.

Tani po e keni te qarte se nje pjese e ketyre akademikeve maqedonas trutharë, jane te njejtet si dikur ata te SANU (Akademia e Shkencave dhe Arteve Serbe). Pra keta kerkojne apart’heid e segregacion? Au bre? Po per cfare sherbejne ne bote akademitë dhe cfare eshte roli e funksioni i tyre?

Natyrisht, te ketilleve ju pengojne shqiptaret ne institucione te larta sidomos arsimoro-shkencore, sepse ata duan te hartojne libra dhe Enciklopedi ku shqiptaret ofendohen ne menyre institucionale. E njejta gje ju pengonte edhe SANU’se, dikur. Pra qellimi i njejte por edhe metodat e njejta… Mos harroni se pikerisht SANU ka qene ideatore dhe realizuese e projekteve çnjerezore per debimin e shqiptareve me dhune nga trojet e tyre etnike. Por, meqe MANU (Akademia Maqedonase) nuk ia arriti strategjise se ndarjes te Maqedonise disa vite me pare (per shkak te kaçikut), tani kerkon forma tjera ndarjeje (kushtimisht thene me te buta!!!).

Dhe cili eshte mesazhi ketu?

Shume i qarte dhe i dukshem! Nuk duam te kemi shqiptare aty ku jane maqedonasit! Rrjedhimisht, shume lehte duhet t’i “kuptopni” ato brohoritejet e huliganeve te protesta: “Gasni komori za siptari”, “Mrtov siptar, dobar siptar”…

Pra, nese Akademia, e cila konsiderohet si “truri i nje populli”, promovon ide mesjete, pse te rinjte te mos kerkojne ate qe e degjojme ne protestat e tyre!!!!!

Mesjete! Per Zotin, te duket mesjete. …jane kerkesa mesjetare.

30 vjet demokraci, akoma nuk jane reformuar kokat e disa akademikeve racistë maqedonas, e ne kerkojme bashkejetes me cdo kusht (madje edhe kur na quajne me ligj: “20 perqind”) reforma ne te gjitha sferat e jetes. Se sa “budallenj” paskemi qene ne, qe iu besuam muhabeteve dhe krekosjeve te dreitanishme se paskemi arritur dhe haperuar ne plotesimin e kritereve. E tmerrshme kjo. Duke kerkuar standarde europiane, disa akademikë maqedonas po na kthejne ne mesjete!