Raphinha: Nuk do të isha te Barcelona po të mos ishte për Bielsan

Raphinha i ka dhënë Bielsas të gjitha meritat për avancimin që ai po bën në karrierën e tij.

Braziliani siguroi një transferim te Barcelona dhe gjeti gol në ‘El Clasico’ miqësore, por hapat e mëdhenj ai i nisi te Leeds United.

Sipas lojtarit, është trajneri Marcelo Bielsa ai që i dha rrugën e duhur atij, dhe vetëm fal Bielsas anësori beson se siguroi një lëvizje të madhe sikur kjo te Barcelona.

“Është një trajner që më ndihmoi shumë që kur arrita te Leeds. Ai gjithmonë kërkon performanca maksimale”, ka thënë Raphinha për Bielsa, transmeton lajmi.net.

“Ai më ndihmoi të ftohesha te kombëtarja dhe më ndihmoi të transferohesha te Barcelona. Nëse nuk do të ishin mësimet e tij, qoftë për grup qoftë individualisht, unë me gjasë nuk do të isha këtu”, shtoi anësori.

25 vjeçari ka nisur tashmë punën me Xavi Hernandez dhe faza para-sezonale ka dhënë sinjale të mira për të.

Mbetet të shihet nëse Raphinha do të arrijë të lë gjurmët e tij në ‘Camp Nou’ në nivelin sa janë edhe pritshmëritë.