Po shqyrtohet kthimi i orës policore, sot 58 raste të reja me koronavirus

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni është duke mbajtur mbledhje urgjente, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 58 raste të reja me koronavirus, shkruan faktor.
Nga Komisioni po analizojnë nëse shkak për rritjen e numrit të infektuarve është ndërprerja e masave restriktive, transmeton Gazeta Lajm.
Nga ky Komision kanë thënë se edhe në 24 orët e fundit numri më i madh i të infektuarve është nga Shkupi. Merret vesh se po shqyrtohet edhe mundësia për kthim të orës policore në kryeqytet, ose në mbarë vendin.