Li: Kina dhe ShBA-ja duhet të zgjerojnë interesat e përbashkëta dhe të trajtojnë dallimet

Kryeministri Li Keqiang tha se Kina dhe ShBA-ja duhet ta përdorin mençurinë për të zgjeruar interesat e përbashkëta dhe të menaxhojnë siç duhet dallimet dhe mosmarrëveshjet.
Kreu i qeverisë kineze nënvizoi se marrëdhëniet dypalëshe kanë ecur përpara mes shumë zigzageve në dekadat e fundit, duke shfaqur bashkëpunim në rritje, por edhe ulje-ngritje.

Ai vuri në dukje se dy vendet duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë një marrëdhënie në bazë të barazisë, të respektojnë interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit dhe të përqafojnë një bashkëpunim të favorshëm për dy vendet dhe për mbarë botën.