Maqedoni, me koronavirus 18 fëmijë deri në moshë 9 vjeçare

Infektimi i Koronavirusit ka përfshirë edhe grupmoshat më të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri dje në Maqedoni janë regjistruar 18 fëmijë deri në moshë nëntë vjeçare me infektim të Koronavirusit. Për fat të mirë, ata janë me simptome të lehta prandaj nuk ka pasur nevojë për mbajtje më të gjatë në spital, shkruan Gazeta Lajm.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes së kaluar në Maqedoni vend janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi. Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, një nga Tetova respektivisht nga fshati Çellopek dhe një në qytetin e Shtipit. Numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoni tashmë shkon në 25. Sipas statistikave të djeshme gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 519 janë raste aktive. Deri më tani në vendin tonë janë shëruar 30 persona.