Mickoski u drejtohet mjekëve: Përkulemi para punës dhe veprës suaj

“Kjo letër iu dedikohet njerëzve që janë në vijë të parë të luftës kundër pandemisë e cila po merr jetë. Po e shkruaj për shkak të dëshirës sime, ndjenjës morale, por para së gjithash e ndjej si obligim njerëzor që të shpreh një falënderim deri tek secili prej jush që rrezikon vetveten dhe fatin e familjes që të shpëtoj jetë tonë dhe jetët e familjeve tona”, shkruan Mickovski.

“Kjo letër nuk është politike, por shprehje e vullnetit time të sinqertë, që ndoshta për dikë nuk do të thotë asgjë, por për është shumë e rëndësishme që tu them faleminderit për gjithçka që bëni në këto orë dhe këto ditë kur vendi jonë po përballet me një nga sfidat më serioze në 6 dekadat e shkuara”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i CVMRO-DPMNE-së.

Puna e juaj e pandërprerë ditë e natë po shpëton jetë, dhe derisa gjatë orës policore gjithsecili nga ne qëndron në shtëpi me familjen, ju jeni në vendin tuaj të punës dhe po ndihmoni. Nuk mundet, dhe nuk ka njeri që nuk do të përkulet para veprës suaj që po e bëni për vendin tonë dhe për këtë popull”, tha mes tjerash Mickoski në letrën drejtuar mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë.

Kreu i VMRO-DPMNE-së në letrën e tijtë hapur përmendi edhe kontributin e jashtëzakonshme të forcave të rendit si policisë dhe ushtrisë, me çrrastë thasë falë kontributit dhe punës së palodhshme të tyre, vendi është i sigurt.