Afrikë, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 10.000

Numri i rasteve me koronavirus të ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka arritur në 10.075.

Në njoftimin e bërë nga Qendra afrikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, thuhet se në mbarë kontinentin në 24 orët e fundit numri i të vdekurve është rritur në 487 pasi kanë humbur jetën edhe 73 persona.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë identifikuar edhe rreth 1000 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve është rritur në 913.

Në kuadër të masave të marrë deri më tani 43 shtete në Afrikë kanë mbyllur kufijtë e tyre, si dhe 7 vende kanë ndaluar trafikun ndërkombëtar ajror.