Manchester United turpërohet nga Brightoni

Manchester United ka pësuar humbje të thellë nga Brightoni.

Brightoni mposhti me rezultat të thellë 4:0 Man United.

Ekipi vendas zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, ku edhe arritën të shënonin katër herë.

Ishte minuta e 15` kur Caicedo shënoi golin e avantazhit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0 për Brightonin.

Pjesa e dytë ishte më e zjarret për vendasit, pasi shënuan edhe tri herë të tjera.

Fillimisht me anë të Cucurella në minutën e 49`.

Ishte Gross i cili shënoi golin e tretë në minutën e 57` dhe pas vetëm tre minutash shënoi Trossard për rezultatin 4:0.

Pas kësaj humbje United qëndron në vendin e gjashtë me 58 pikë, ndërsa Brighton në të nëntin me 47 gjithsej.