ShowBiz Linda Halimi sjell këngë në anglisht me ritme shqiptare, shfaqet me kostum...

Linda Halimi sjell këngë në anglisht me ritme shqiptare, shfaqet me kostum tradicional në klip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Love me like” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike dhe vjen për fansat në gjuhë angleze.

Megjithatë, edhe pse është në gjuhë të huaj, këngëtarja nga Vitia ka ngërthyer në të ritme të melodive tradicionale shqiptare.

Foto: Linda Halimi/YouTube

Muzika është punuar nga producenti Fatrjon Miftari, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Linda dhe Angel Delrae.

“Love me like” është vizualizuar edhe me një klip tejet interesant, i cili është xhiruar në Tiranë.

Në videon muzikore, Linda përveçse në paraqitjet provokuese dhe atraktive, është shfaqur në një pjesë edhe e veshur me veshje kombëtare.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit FullMoon production.