Ulreich vazhdon kontratën me Bayern Munich

Portieri i dytë i gjigantit gjerman, Sven Ulreich do vazhdojë edhe një vit me Bayernin.

Ulreich kishte kontratë me bavarezët deri në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka nënshkruar zgjatjen e saj.

Gjermani do të qëndrojë së paku edhe një sezon me Bayernin.

Këtë e ka bërë të ditur klubi me anë të një postimi në rrjetet e tyre zyrtare.

Ulreich ka vetëm tetë paraqitje me gjigantin gjerman ku ka pranuar 12 gola dhe ka mbajtur portën e paprekur në dy takime.