Manchester City arrin marrëveshje për transferimin e Phillips

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Leeds United, Kalvin Phillips.

Philips ka qenë një nga objektivat e kampionit aktual të ligës angleze.

Andaj, ‘Citienzs’ kanë bërë ofertën e tyre zyrtare për mesfushorin, ndërsa sipas raportimeve nga ‘Goal’ Leeds kanë pranuar atë ofertë.

Man City do të paguajë 42 milionë funte për reprezentuesin anglez me mundësinë e një shtesë prej 3 milionë funtesh.

Në garë për lojtarin kanë qenë edhe Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool.