Wayne Rooney nuk do të jetë më trajner i Derby County.
Rooney ka njoftuar se nuk do të jetë më në krye te ekipit që luan në ligen e dytë angleze, Derby County.
Ai tha se drejtuesit e klubit kishin tentuar t`ia ndryshonin mendjen, por ai tashmë kishte vendosur.
“Është koha që unë të largohem nga klubi. Klubi u përpoq jashtëzakonisht shumë për të ndryshuar vendimin tim, por mendja ime ishte e vendosur”, tha 36 vjeçari.
Anglezi ka marrë drejtimin e klubit në janar të vitit 2021, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin e ardhshëm.
Mbetet të shihet se në cilin ekip do të vazhdojë karrierën ish-lojtari i Manchester United.