Man Utd është gati të përfshijë Maguiren në ofertë për Frenkie de Jong

Trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit, Erik ten Hag mbetet shumë i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong dhe tashmë ka një ide mes drejtuesve për transferimin e holandezit.

Ten Hag ka punuar me mesfushorin e Barcelonës gjatë kohës së këtij të fundit tek Ajaxi.

Loja e tij i pëlqen shumë trajnerit të ardhshëm të Unitedit dhe ten Hag e do atë në Old Trafford për sezonin e ri.

Sipas gazetarit spanjoll Gerard Romero, Ten Hag është një tifoz i madh i 24-vjeçarit dhe është i etur për t’u ribashkuar me të në Old Trafford.

Romero ka sugjeruar gjithashtu që Barcelona pret që t’i ofrohen tre lojtarë në këmbim të mesfushorit, përfshirë mbrojtësin Harry Maguire.

Kapiteni i Unitedit është kritikuar shumë për paraqitjet e tij këtë sezon dhe largimi i tij do të ishte lehtë i realizueshëm.

Në anën tjetër, De Jong shkëlqeu nën drejtimin e Ten Hag te Ajaxi përpara se të kalonte te Barcelona për një tarifë rreth 80 milionë euro në vitin 2019.