Jesus shumë pranë Arsenalit

Sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus është shumë pranë të transferohet te Arsenali.

Jesus ka kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2023, por pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Kjo pasi nëse arrihet marrëveshje me sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland nuk do ketë vend për brazilianin.

Siç raporton ‘TodoFichajes’ Jesus është shumë pranë transferimit te Arsenal.

Sulmuesi brazilian në 36 paraqitje këtë sezon me Man City ka 12 gola dhe 10 asistime.

Mbetet të shihet nëse do të transferohet drejt ‘Emirates’ në fund të këtij sezoni.