Real Madridi kalon Barcelonën me trofe, pas titullit të fituar në La Liga

Real Madrid është edhe një herë mbi Barcelonën në listën e skuadrave që kanë fituar më shumë tituj deri më tani.

Klubi madrilen me titullin e fituar sot në La Liga shkon në kuotën e 95 trofeve të fituar deri tani.

Sipas gazetës Marca, me këtë trofe, Real Madridi lë pas vete rivalin e urryer, Barcelonën, e cila ka 94 tituj të fituar.

Titulli i fituar në La Liga ishte i 35-ti për Los Blancos në histori, ndërsa Barcelona ka 26 tituj të fituar në kampionatin elitar spanjoll.

Në Ligën e Kampionëve, Mbretërit mund të mburren me 13 tituj, më shumë se çdo klub tjetër në Evropë, ndërsa Barcelona ka pesë tituj.

 

 

Copa del Rey është turneu me bilancet më të çekuilibruara në favor të Barcelonës, e cila e ka fituar 31 herë. Real Madridi, nga ana tjetër ka 19 tituj, por nuk e ka fituar që nga viti 2014.

Tre ish-kupa të UEFA-s të fituara nga Barcelona janë përfshirë në bilanc, pavarësisht se UEFA nuk e përfshin në garat e saj zyrtare.

 

Edhe Recopa është e zhdukur tashmë, të cilën katalunasit e fituan katër herë për dallim nga Real Madridi që nuk e ka asnjë.

Real Madridi ka ende opsionin për të shtuar edhe një titull, pasi është ende në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon. Të mërkurën, kundër Cityt, Los Blancos kërkojnë të kthehen në një finale të Kupës Evropiane pas katër vitesh.