Pesë kilometra nga Kumanova – pa kanalizim, ujë e rrugë (VIDEO)

Rruga është e paasfaltuar, sistemi i kanalizimit mungon, kurse ujë ka vetëm në puse. Me mungesën e këtyre kushteve elementare për jetesë, perballen çdo ditë banorët e disa lagjeve në fshatin Llopat të Kumanovës, shkruan gazeta LAJM.

Pesë kilometra nga Kumanova – pa kanalizim, ujë e rrugë (VIDEO)

Pesë kilometra nga Kumanova – pa kanalizim, ujë e rrugë (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, October 12, 2020

Ndonëse ndodhet vetëm 5 kilometra nga qendra e Kumanovës, në këtë lagje kundërmon erë e rëndë për shkak se ujrat e zeza derdhen në lumin e fshatit. Kjo gjë sipas banorëve kërkon zgjidhje të shpejtë sidomos tani në kohën e pandemisë kur rritet rreziku për shëndetin e tyre.

Banorët janë të detyruar të sigurojnë ujin nga puset, ndërsa në fshat thuajse, çdo ditë ka ndërprerje të rrymës elektrike.

Premtimet parazgjedhore për zgjidhjen e këtyre problemeve nuk kanë munguar as në këtë lagje. Por gjendja mbetet e pandryshuar prej shumë vitesh. Banorët thonë se harrohen nga politikanët sapo të përfundojnë zgjedhjet.

Banorët kërkojnë zgjidhjen e këtyre problemeve dhe alsfaltimin e rrugës para stinës së dimrit. Ata sqarojnë se për shkak të reshjeve dhe baltës që krijohet, rruga bëhet e pakalueshme./Gazeta LAJM

Përgatiti: Amir Idrizi