“Ne jemi shumë të inatosur”, Xavi pranon se Barcelona ende po vuan nga humbja ndaj Real Madridit

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se skuadra e tij është ende e inatosur, pas pothuajsë një jave që nga humbja ndaj Real Madridit në shtëpi, me rezultat 2-1.

“Ne duhet të rikthehemi në një terren të vështirë. Ne jemi të inatosur, por duhet të korrigjojmë gabimet tona. Janë detajet e vogla ato që kanë rëndësi, ne nuk mund ta përballojmë të kemi më gabime në përqendrim”, ka thënë tekniku spanjoll në konferencën për shtyp para ndeshjes me Real Sociedad.

Barcelona, që ka fituar titullin e ligë sezonin e kaluar, janë në pozitën e katërt në tabelë, tri pozita më poshtë dhe katër pikë mbrapa liderit Real Madrid.

Nëse ata dëshirojnë që të qëndrojnë në hap me rivalët e tyre, ata duhet t’i rikthehen fitoreve këtë vikend.

Katalanasit kanë marrë lajme të mira nga infermieria teksa për sfidën ndaj Sociedadit të gatshëm për lojë pritet të jenë Pedri dhe Kounde, të cilët janë pjesë e ekipit që kanë udhëtuar për në “Reale Arena”.

Sfida mes Real Sociedadit dhe Barcelonës do të luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 21:00.