Maluma lanson bashkëpunimin e radhës

Pop-ylli latin rikthehet me këngë të re.

Një emër shumë i suksesshëm i muzikës është edhe Maluma, i cili numëron shumë hite në repertorin e tij, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një tjetër projekt të ri, të cilin e solli në bashkëpunim me Wisin, Myke Towers, Anitta dhe Los Legendarios.

Projekti në fjalë është remiksi i këngës “Mi Nina”, të cilin e sollën të vizualizuar edhe me videoklip.

Kënga u publikua në minutat e parë të ditës së sotme dhe po pëlqehet shumë nga publiku, andaj ka marrë afro 1 milion klikime në YouTube.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Maluma, Wisin, Myke Towers, Anitta dhe Los Legendarios me titull “Mi Nina”.