Arrin 1 miliard transmetime në Spotify, kështu feston Bebe Rexha

Bebe Rexha i është gëzuar suksesit të këngës “In the name of love”.

Një prej projekteve më të suksesshme të artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është “In the name of love”, shkruan lajmi.net.

Këtë projekt, ajo e solli në bashkëpunim me Martin Garrix, ndërsa ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Spotify.

Së fundi u bë e ditur se kënga në fjalë ka kaluar shifrën prej 1 miliard transmetimeve në Spotify.

Përmes një videoje në Instagram, Bebe ka treguar se si e feston suksesin e këngës, ku shfaqet duke u ushqyer mbi pllakën që ia dërgoi “Spotify”.

Duke lënë anash shakatë, Bebe thotë se ndihet mirënjohëse për këtë vlerësim që e merr, ndërsa falënderon të gjithë për mbështetjen.

Kujtojmë se Bebe Rexha ka finalizuar projektin e ri me titull “Sacrifice”, të cilin do ta publikojë të premten (5 mars).