Policia jep detaje për ndalimin e Meriton Mjekiqit

Policia ka dhënë detaje shtesë rreth shoqërimit të Meriton Mjekiqit në polici.

Moderatori Meriton Mjekiqi, mbrëmë (e martë) u shoqërua në polici pas një mosmarrëveshje në komunikacion, shkruan lajmi.net.

Ai u intervistua nga policia mbrëmë dhe më pas u lirua, që të vazhdojë rasti në procedurë të rregullt.

Në raportin 24-oërsh, policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e mbrëmshëm, ku theksohet se ngjarja ndodhi pas një sulmi që u pasua nga një mosmarrëveshje.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.