Zbulohet mysafiri i parë i ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, dhe qëllojani kush

Të premten fillon transmetimi i emisionit të parë të “Më lër të flas” në Top Channel.

Tashmë është finalizuar programi i binjakëve Donald e Romeo Veshaj, shkruan lajmi.net.

Transmetimi do të jetë “Prime Time” nga ora 21:00.

E tashmë kur do të fillojë transmetimi i tij ka nisur diskutimi rreth musafirit të parë në program.

U përfol gjatë në media mbi mundësinë që në programin e parë të jetë e ftuar Bora Zemani, gjë e cila bie poshtë.

Por, mesa duket, i ftuari i parë do jetë Mozzik.

Kjo është lënë të kuptohet nga postimet e tyre ku Donaldi dhe reperi shfaqen me maska.

Edhe në të kaluarën, Donaldi dhe Romeo një pjesë të programit e kanë xhiruar  skeçe në terren, prandaj besohet që edhe kjo është pjesë e xhirimeve të episodit të parë i cili ende, nuk ka një promo të nxjerrë./Lajmi.net/