Lukaku te Chelsea: Marrëveshja mund të mbyllet në vikend

“Blutë” e duan rikthimin e Lukakut dhe këtë e dëshmuan duke ofruar 100 milionë euro plus Marcos Alonson, transmeton lajmi.net.

Por, kjo ofertë nuk u pranua nga Inter, andaj Chelsea në ditët e ardhshme do ofrojë plotë 130 milionë euro për 28-vjeçarin.

Lukaku iu bashkua Interit në gushtin e vitit 2019 duke shënuar 64 herë në 95 ndeshje dhe i ndihmuar Antonio Contes të fitojnë Scudetton për herë të parë që nga viti 2011.

Por, trajneri pastaj u largua, këtë rrugë e ndjeku edhe Achraf Hakimi, tani mesa duket është radha e belgut.

Oferta e lartë e Chelseas mund ta bind drejtuesit e klubit ta shesin Lukakun duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike.

Gazeta italiane pretendon se e tërë marrëveshja do kompletohet brenda vikendit.

Edhe nëse Chelsea është duke bërë gjithçka për rikthimin e Lukakut, fjala përfundimtare do t’i mbetet lojtarit.