Përplasen dy trena në Çeki, raportohet për të plagosur

Dhjetëra pasagjerë u lënduan nga përplasja e dy trenave të pasagjerëve në jugperëndim të Republikës Çeke

Policia tha se aksidenti ndodhi në qytetin Milavce pak pas orës tetë sipas kohës lokale.

Hekurudhat Çeke njoftuan se në përplasje u përfshinë një tren ndërkombëtar me shpejtësi të lartë që lidh qytetin perëndimor çek Plzen me Mynihun në Gjermani dhe një tren pasagjerësh vendas.

Agjencia lokale e lajmeve CTK, duke iu referuar zjarrfikësve, raporton se rreth pesëdhjetë pasagjerë u plagosën./AA